ELBASAN- Elbasani përkojtoi sot 102 vjetorin e shpalljes së pavarësisë përmes një ceremonie të zhvilluar në memorialin e patriotit Aqif Pasha. Simbolikisht kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ngriti flamurin në këtë ditë të rëndësishme historike për qytetin.

Më pas të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e patriotit Aqip Pasha, i cili 102 vite më parë shpalli Elbasanin qytet të pavarur për t’i hapur më pas rrugën shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor në Vlorë. Shpallja e Pavarësisë ishte nder për Elbasanin, por edhe e drejtë legjitime për vendin që zuri dhe rolin që luajti ky qytet në shpalljen e Pavarësisë kombëtare. Me aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavaruar në trojet e veta. Pavarësisht sesi do të rridhnin ngjarjet më vonë, Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb