Nga tryeza ku ambasadorë të BE-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe drejtues të institucioneve shqiptare analizuan arritjet e detyrave të kapitullit 27 për mjedisin, ministri Blendi Klosi tha se ka ardhur koha për aksione konkrete për ta bërë Shqipërinë të pastër dhe për të goditur ata që ndosin më shumë.

“Ne kemi vendosur që direktivën tonë ta çojmë drejt reduktimit të qeseve plastike përfundimisht në Shqipëri dhe 1 qershori 2020 të shënojë Shqipërinë si vendin e parë europian pa qese plastike mbajtëse”, tha ministri Klosi.

Thirrja për veprim konkret është vetëm një prej 3 pikave të reformës së ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit, ku përveç synimit të reduktimit përfundimtar të qeseve plastike, është edhe reformimi I inspektoritatit dhe sistemit lejeve mjedisore bashkë me përafrimin e legjislacionit europian. Për këtë të fundit, ministri Klosi theksoi se është shumë ,i rëndësishëm që jo vetëm të përafrohet, por të implementohet në përputhje me realitetin shqiptar.

Fjala e plotë e ministrit  Blendi Klosi

Është një moment shumë interesant diskutimi në detaje i situatës ku ne ndodhemi në kuadër të implementimit të strategjisë sonë për një Shqipëri të pastër dhe jemi këtu së bashku me pothuaj të gjithë ekspertët e fushës së zgjedhur nga projekti i BE i cili kërkon që të evidentohen problematikat që ne kemi në kuadrin e kapitullit 27. Është një kapitull shumë i vështirë, besoj për të gjitha vendet e BE po ta rihapin diskutimin e atij kapitulli, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga kapitujt e vështirë të të gjithë vendeve që aspirojnë të jenë pjesë e BE dhe padyshim edhe për Shqipërinë si vend aspirues dhe në mënyrë të pandalshme nga rruga jonë drejt BE, është shumë i rëndësishëm që ne të diskutojmë me detaje se cilat janë problematikat që ndeshim në këtë rrugëtim të vështirë.

Ashtu si ambasadori Soreca e thotë shpesh, është koha ne të ndërmarrim veprime, është koha që ne të përpiqemi të përthyejmë këto ndryshime legjislative në aksione konkrete që ndryshojnë situatën në vendin tone. Unë kam patur një takim jo të thjeshte me eskpertët e përzgjedhur nga projekti SANEdhe dua ta bëj atë publik pasi mendoj që ka ardhur koha që atë cfarë ekspertët evidentojnë të mos jenë vetëm përkthim fjalë për fjalë i direktivës. Ajo që duhet të evidentojmë me forcë është cfarë ndodh në realietet, sesi ato cfraë miratohen direktivë pas directive të implemntohen në realitetin shqiptar

Strategjia jonë e shpallur tashmë prej dy vitesh “Clean and Green 2020” synon që Shqipërinë në vitin 2020 ta ketë një vend më të pasër dhe më të gjelbëruar . A ia kemi dalë që ne sot të jemi më të pastër si dy vjet më parë? Kjo nuk diskutohet që jemi më t pastër se dy vjet më parë , por a jemi të pastër aq sa e pretendojnë materialet që ju keni në tavolinë?. A jemi ne aq të rregullt në menaxhimin e problematika mjedisore aq sa ligjet dhe projektvendimet që miratojmë e kërkojnë?

Ne kemi diskutim kohët e fundit për reduktimin e plastikës në vendin tonë. Legjislacioni shqiptar para një viti e kërkoi me forcë që ne të kishim një reduktim të qeseve plastike të pabiodegradueshme . A është realitetti sot pas një viti me një numër të reduktuar qesesh sic e kërkon ligji apo kudo gjen qese përsëri të pabiodegradueshme të cilat vazhdojnë bëjnë pis vendin tone. Edhe në kuadër të raportit me BE edhe në kuadër të nismës sonë për t’u bërë pjesë e famlijes europiane, edhe në kuadër të përpjkejes sonë për të qenë në standarte për të hyrë në BE ne kemi vendosur që direktivën tonë ta cojmë drejt reduktimit të qeseve plastike përfudimisht në Shqipëri dhe 1 qershori 2020 të shënojë Shqipërinë si venidn e parë europian pa qese plastike mbajtëse pra pa qese plastike që përdoren natyristh dhe kufizohet kjo në import, eksport, në prodhim, tregtim dhe përdorim, pra është një nismë shumë e madhe.

Por po të shikosh direktivat që përkthehen në Shqipëri ato kërkojnë një kënd tjetër, një kënd të ështirë dhe një kënd që e lexon dhe përkthen si të duash. Po të shikosh se cfarë ndodh në 70 kapitujt që ku kërkohet ndërhyrje a janë implentuar ato që kemi kaluar deri tani? Pothuajse të gjitha direktivat janë transpozuar në legjislacionin shqiptar? Po implementimi? Jemi shumë keq me implementimin,. Cfarë ndodh nëse këto 70 probleme që kanë gjetur do të përkthehen ne shqip a do të ndryshojë reaiteti ynë? Do ketë më shumë rregulla,por do tlë ketë më shumë problematika nëse nuk punojmë për implementimin

Direktiva për lejet mjedisore e përkthyer prej 9 vitesh tashmë e miratuar në vitin 2012 kërkon që të shkohet në një leje mjedisore, asaj që mbron mjedisin, ndërkohë përkthimi në shqip në një ënyrë ose tjetër e bëri Shqipërnë me 3 leje mjedisore; a b dhe c . Leja c orientoi të gjithë strukturën mjedisore drejt një qorrsokaku dhe ata që vuajnë shumë nga kjo është biznesi I vogël ndërkohë që të gjitha këto I bëjmë për më shumë ekonomi më shumë para, punëism, jetë më të mirë për qytetaret
Kemi shumë nevojë dhe këtë e kam ngritur me gjithë grupin e ambasadorëve dhe besoj kemi një dakordësi të plotë me kolegët ambasadorë që ka ardhur koha që jo vetëm të kërkojmë përkthimin, miratimin e këtyre direktivave por të kërkojmë implementimin dhe po ashtu të kemi të qartë se ligjet që ne bëjmë të mos jenë të bukura në letër por të jenë ashtu sic duhet për realitetin shqiptar dhe për këtë I kemi kërkuar ambasadorit një ekip permanent ndërkombëtar mjedisor në ministrinë e Mjediist pasi jo vetëm kapitulli 27 vazhdon të jetë një sfidë e madhe për administratën publike shqiptare për ta adoptuar por edhe implementimi isaj vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm.
Kemi objektiva të qarta se cfarë duam të realzojmë në hapjen e kapitullit 27 por na duhet shumë që të jetojmë me shqetësimet dhe hallet e njerëzve, pra jo vetëm t’i bëjmë sic duhet me standartet më të larta europiane, por ato standarde edhe t’i implementojmë në realtietin shqiptar.

Ndaj duke përfituar që këtu janë të githë operaatorët e mjedisit do të doja të bëja një thirrje të sinqertë mbase jo si ministër por si qytetar i këtij vendi që ne na duhet të kemi një Shqipëri të pastër për gjeneratat që do të vijnë, të kemi një Shqipëri të mbrojtur nga pikëpamja natyrore e mjedisore, një Shqipëri ku bëhet biznes dhe ekonomi, por një Shqipëri ku ndotësi paguan. ka ardhur koha që të fokusohemi më qartë te ndotësit dhe jo tek ata që inspektorët e mjedisit i gjejnë si të vobektë në rrugë dhe i gjobisin për një biznes fare të vogël që nuk ka nevojë fare të ketë leje mjedisore.

E gjithë reforma që ne kemi ndërmarrë konsiston në 3 pika fare të thjeshta: e para- reformimi I vetes sonë, nëpërmjet reformimit të inspektoriatit dhe gjithë sistemit të lejeve mjedisore, e dyta- në përfafrimin e legjislacionit shqiptar sa më shumë drejt standarteve të BE dhe e treta që do të doja shumë të bëja përsëri thirrjen që bëra në fillim, në aksion konkret për të pastruar Shqipërinë dhe për të goditur ata që ndosin më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb