Ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në Durrës tha se do të zhvillohet industria e detit.

Klosi nënvizoi se do të zhvillojë industrinë e detit, duke shtuar se do ta bëjë konkurruese në rajon.

“Jemi në fazat e para të zhvillimit të industrisë së detit, por shumë shpejt ajo do të jetë konkurruese me vendet e rajonit. Kështu është shprehur ministri i turizmit Blendi Klosi në një takim që ka zhvilluar me një grup tur-operatoresh ne portin e Durresit.  Klosi theksoi gjate fjalës se tij se për industrinë e detit kemi nevojë për më shumë anije si dhe vajza e djem që të punësohen në këtë sektor .

Vitin e kaluar Ministria e Turizmit prezantoi projektin Smile Albania ku te rinj dhe të reja u shpërndanë në shumë pika turistike të vendit për t’iu ofruar turisteve më shume informacione rreth siteve arkeologjike dhe kulturore. Që nga data 10 korrik ky projekt do të jetë edhe në portin e Durrësit dhe në total në të gjithë vendin do të operojnë rreth 500 studentë në 35 pika turistike”, tha ministri Klosi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb