Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në një deklaratë për mediat, në prani të prefektëve të zonave bregdetare tha se qeveria ka shtuar masat në bregdet.

Klosi u shpreh se këtë vit janë rritur turistët e huaj në vendin tonë. Ai tha se pavarësisht problematikave, po punohet për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kam zhvilluar takim me prefektët e zonave bregdetare. Është e vërtetë që sektori i turizmit ka potencial të jashtëzakonshëm dhe krijon për ekonominë lokale para. Është e vërtetë që turizmi çdo vit njeh rritje. Ky vit ka qenë me kriza dhe protesta, duke dashur të prishin imazhin. Përsëri ne kemi vizitorë të huaj që kanë hyrë në vendin tonë. Kemi rritje të vizitorëve të huaj ne krahasim me një vit më parë. Janë rritur vendet e origjinës të turistëve që hyjnë në vendin tonë”, tha Klosi.

Ai shtoi se do të shtohen shërbimet në bregdet, ndërsa tha se në rrethet bregdetare është shtuar numri i hoteleve ose ambienteve akomoduese.

“Ne kemi shtuar shërbimet  në turizëm. Shënojnë progres të konsiderueshëm Saranda, Tirana, Vlora, Durrësi, Lezha etj. Nuk ka rreth në Shqipëri ku mos të ketë shtuar numri hoteleve dhe vendeve akomoduese”, u shpreh Klosi.

Blendi Klosi theksoi se turizmi në vendin tonë vijon të ketë probleme, por shtoi se qeveria është përpjekur që të minimizojë ato.

Turizmi në Shqipëri ka një mal me probleme. Kemi një numër të madh problematikash. Kemi pasur probleme të mëdha, por ata janë përpjekur që të minimalizohen. Prefektët kanë bërë punë të lavdërueshme. Ne kemi krijuar sa më shumë hapësira publike për njerëzit, duke liruar sipërfaqet në plazh.

Do ftoja të gjithë qytetarët e 7 qarqeve që kanë det ose plazhe, të shkojnë në zyrat pranë Prefekteve dhe të njoftojnë për çdo situatë jonormale. Qytetarët janë partnerët tanë për një sezon turistik në shërbim të qytetarëve dhe sa më të sigurt”, tha ministri Klosi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb