Incentiva per te orjentuar brezat drejt zanatit, per te mos humbur origjinen, traditen, marka qe na dallon dhe qe na ben unik ne tregun turistik jo vetem ne rajon, por edhe ne Europe. Pra, zbatimi i ligjit te zejeve, me qellim nxitjen e prodhimit vendas, edhe si vlere e shtuar ne paketen turistike shqiptare, orjentimi i te rinjve per te ndjekur shkollat profesionale, me qellim ruajtjen dhe zhvillimin e artizanatit ishin disa nga pikat e diskutimit ne mbledhjen e Task Forces se Turizmit, ne Kruje, sipas ministrit Klosi, ne piken me turistike te Shqiperise dhe Ballkanit, nje nga qytetet e rekomanduara ne cdo guide turistike.

“Të gjithë këta që vizitojnë Shqipërinë duan të kenë edhe një kujtim të bukur nga Shqipëria, duan të kenë një nga këto prodhimet e mrekullueshme të zejtarëre të Krujës, të artizanëve legjendarë të këtij pazari karakteristik i cili falë edhe investimeve të qeverisë tashmë është në kushte super të sistemuara, por ne na duhet që edhe në kuadër të ligjit të zejeve të zbatojmë ligjshmërinë. Ndaj e zhvillojme kete takim sot me përfaqësues te Biznes Albania edhe autoritetet lokale të zonës për të kërkuar zbatimin e  ligjit. Ligji i zejeve i miratuar në vitin 2016 haptazi mbron rikthimin e zanatit në realitetin shqiptar, haptazi kërkon ringritjen e strukturave të cilat duhet të mbrojnë të gjithë komunitetin e zejtarëve në vendin tonë dhe për këtë është krijuar dhe funksionon dhoma kombëtare e zejeve që kërkon që të gjitha zonat turistike të krijojnë komitetin e zejtarëve. Edhe në Krujë është krijuar ky komitet , ka përfaqësues por ende nuk është i plotë”, tha ministri Klosi.

Whatsapp Image 2019 07 12 At 13.08.41 (1)

Sipas tij, ligji i zejeve kërkon që në të gjitha zonat, që janë të përcaktuara si zona me zhvillim të plotë turistik, që janë të frekuentuara nga turistë të huaj, prodhimet të jenë MADE IN ALBANIA. “Dhe ne këtë duam të bëjmë, pra edhe Task Forca e ngritur sot në Krujë  kërkon që në zonat turistike, në zonat ku ka prezencë të rritur të turistëve, do duhet të tregtojmë prodhime vendase, për të rritur në mënyrë të ndjeshme biznesin e këtij komuniteti, për t’i krijuar atij mundësinë që jo vetëm të punësojnë familjarët , por të krijojnë një gjeneratë tjetër të zejtarëve që po zhduken ne vendin tonë, të krijojnë muindësinë e krijimit të sistemit dual që ne e kemi tashmë në të gjitha shkollat tona të formimit profesional e qendrat e kualifikimit profesional.

Të gjitha këto kanë nevojë që përfaqësuesit e Task Forcës t’i realizojnë me përpikmëri. E para që të sigurojmë që sezoni të jetë I mirëadministruar tashmë edhe me të rinjtë e projektit Smile që janë kudo nëpër Shqipëri e janë edhe këtu në Krujë, janë edhe në Durrës, edhe në Berat, do të jenë në Tiranë, në Vlorë, në Rinas dhe kudo që do të kemi kontakt me të huajt ne do tu ofrojmë atyre mundësi për më shumë informacion, më shumë komunikim me zejtarët e vendit ; se ku i gjejnë prodhimet, ku janë punishtet e vogla ku prodhohet produkti 100% made in Albania, të kemi mundësinë që t’u ofrojmë informacion se ku kanë zonat e agroturizmit, zonat që ofrojnë produktin dhe ushqimin bio, pra të kemi mundësinë që t’u ofrojmë këtyre turistëve shumë më tepër aksesueshmëri në zonat historike dhe në muzeumet, t’u tregojmë të bukurën e krujës dhe madhështinë e kështjellës, por edhe madhështinë e profesioneve të zejtarëve të kësaj zone”, tha ministri Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb