TIRANE

Në një interpelancë me sipërmarrës turistikë dhe përfaqësues të shoqatave të hotelerisë për problematikat e strukturave akomoduese për vitin turistik 2019, vlerësoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm me grupet e interesit për të siguruar sezon veror cilësor për pushuesit dhe turistët në rritje, që kanë hyrë në Shqipëri në këto muaj të 2019-s.

“Ajo çfarë ne kërkojmë me forcë dhe prandaj jemi të gatshëm ta vazhdojmë këtë debat me ju është që të kemi mundësinë që ky sezon të vazhdojë të rrisë standardet pasi tashmë, ju e dini shumë më mirë se ne institucionet e politikëbërjes, sesa i rëndësishëm është sezoni për sezonin që vjen, sa të rëndësishme janë që standardet që vendosim, rregullat përpjekjet e përbashkëta të ndihmojnë që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë sesa ky që po kalojmë. Prandaj unë mendoj që duke u rritur edhe numri i vizitorëve, shtohen shumë më tepër përgjegjësitë, kemi shumë më tepër nevojë për të vendosur rregulla të forta në menaxhim sepse duke u rritur numri i turistëve hotelerive i del detyrë të funksionojnë me rregulla dhe standarde”, tha ministri Klosi, i cili shtoi se me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave do të gjejë zgjidhje një prej problemaltikave që ka të bëjë me kategorizmin e strukturave akomoduese, vendosja e yjeve, një sistem për të cilin ai kërkoi edhe mendimin e grupeve të interesit, për të shkuar më pastaj në realizimin e tij.

Për sipërmarrësit turistik protestat e zhvilluara nga opozita kanë sjell edhe anulimet e para.

“Sidomos në Tirane kemi pasur kancelime kohët e fundit për shkak edhe të pamjeve që jepen pavarësisht sivjet ka rritje por rritja nuk është shume e madhe”

Një shqetësim tjetër i ngritur nga sipërmarrësit turistik ishte edhe dezinsektimi i ambienteve nga ministria e shëndetësisë.

“Disifektimi i ambienteve dhe zonave turistike ka sivjet nonjë plan sepse ndeshim ambiente jo shumë të disifektuara por para 1 viti dhe para dy vitesh u bën disifektime?” tha kreu i BiznesAlbania, Luan Bregasi.

Në përgjigje ministri Klosi tha se sezoni turistik ato i kanë sjellë turistët e parë por muaj maj me shumë shi nuk lejoi që të zhvilloheshin disa procese një nga të cilat është disifektimi mendoj që agjensia e bregdetit ka më tepër informacion, por në dijeninë time MSH po bën desifektimin në zonën e plazhit dhe do të jetë një proces.

Në të gjithë bregdetin ministria ka ngritur një task forcë speciale me inspektorë të posacëm qe do te monitorojne ecurine e turzimit.Për vitin 2019, ministria parashikon objektivin e 7 milion vizitorëve në të gjithë Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb