DURRES

Ndarja e detyrave, njohja e pergjegjesive dhe evidentimi i problematikave te vitit 2018, me qellim zgjidhjen e tyre qe ky sezon i ri turistik te jete me i paster, cilesor dhe i sigurte ishin ne fokus te mbledhjes se Task Forces se Turizmit ne Durres.

“Do ishte shume mire qe kjo tryeze te jete permanente, si nje hallke e rendesishme per te degjuar dhe zgjidhur problematikat qe ngrene hotelieret apo strukturat e tjera akomoduese kohe pas kohe. Eshte e vertete qe kete vit jemi shume me te pergatitur sa i takon njohjes se detyrave qe kemi, por jemi ende shume larg implementimit. Durresi eshte nje nga ato pika, qe duhet te beje shume me shume sa i takon shkarkimeve te ujerave te zeza, qe per fat te keq ne jo pak raste vazhfojne te derdhen ne det. Nga shifrat rezulton se 18 subjekte turistike i bejne ende shkarkimet e ujerave te ndotura ne gropa septike. Bizneset jane njoftuar, por jemi perseri vone! Gropat septike duhen eliminuar”, tha ministri Klosi.

Sipas tij, inspektorati i mjedisit dhe turizmit, por edhe autoritetet e tjera pergjegjese, perfaqesues te Task Forces se Turizmit dhe aktoret lokale, duhet te shtojne numrin e kontrolleve, per t’i paraprire problematikave.

“Ende sot nuk kemi nje harte te zonave, ku dhe kur do te lejohet muzika. Per kete arsye, nje nga ndryshimet ne kodin penal, parashikon denim penal per ata qe shkaktojne zhurma mbi normen e lejuar.

“Bashkia po ashtu duhet te marre masa per te eliminuar problematiken e shitesve ambulante, qe vjet ka qene e pranishme gjate bregdetit te durresit. Operatoret turistike qe kerkojne te marrin plazhe me qira duhet te kene nje plan te qarte dhe te rregullt per miremenaxhimin e tij, perndryshe do ta humbase kete te drejte! Tour operatoret duhet te sigurojne vrojtues te licencuar, duhet ti sigurojne pushuesve pasterti, siguri dhe cilesi ne sherbime dhe qarku i Durresit e ka kete mundesi”, tha ministri Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb