TIRANE

Për ministrin e Turizmit Blendi Klosi, objektivi i PS në këto zgjedhje, të cilat ishin dy, është realizuar. Klosi iu përgjigj edhe akuzave të PD-së për një rritje fiktive të numrit të pjesëmarrësve.

“Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore.

Pjesëmarrja është e konsiderueshme, detyra jonë ka qenë zgjedhje të ndershme e transparente. Qytetarët mbështesin forca të ndryshme politike. Ka qenë zgjedhje e PD të mos jetë në garë, kur ti gjeni pyetini pse nuk morët pjesë na garë.

Voton Klosi
Voton Klosi

Gjithçka është transparente në syrin e kamerave, asnjë s’ka kërkuar manipulimin e shifrave.

Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor. “ u shpreh Klosi për mediat pasi hodhi votën në qendrën e votimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb