TIRANE

Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi, situata politikë në të cilën ndodhet aktualisht vendi është shumë e rëndë. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ndërsa shprehu keqardhje për situatën bëri përgjegjëse opozitën, e cila sipas tij po ngutet në kërkesat e saj.

“Gjendja është shumë e rëndë, më vjen keq që erdhi deri këtu. Përgjegjësinë më të madhe e ka opozita, po ngutet shumë për të bërë punën e saj. Puna e saj është të luftojë për të ardhur në pushtet, kjo është puna që ka opozita, por po ngutet shumë. Ndaj jemi këtu. Unë kam pritur një kompromis si është bërë gjithmonë. Para cdo situate zgjedhore kemi patur një situatë të tillë, po është gjetur gjuha. Lufta politike është bërë e ashpër dhe e sollën vendin në këtë situatë. Përgjegjësi kanë të dy palët. Qeveria po mban të drejtën e saj, opozita po ngutet.” u shpreh Klosi.

“Rama nuk është nga ata tipa që dorëzohen kollaj dhe këtë do të quaja defekt që s’u arrit.. Po nuk besoj që synimi të jetë të jemi ne një vend me një parti. Më tremb ashpërsia e luftës politike. Pse e sollën politikanët këtë ? Ka përgjegjësi të fortë opozita, iku nga parlamenti. Kërkojnë qeveri tranzicioni .. është absurditet, nuk e imagjinoj dot, faji është i politikës. “ u shpreh Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb