Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi duke folur në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se më datë 30 qershor fituan shqiptarët.


Klosi theksoi se ashtu siç donin qytetarët, 30 qerhsori ishte një ditë tepër e qetë. Ai nënvizoi se duhet folur më tepër për faktin se kush janë kandidatët dhe ç’programe kanë ata.

Shumë thoshin që cfarë do të ndodhë më datë 30 qershor, por më datë 30 nuk ndodhi asgjë. Tirana dhe Shqipëria janë të qetë. Qytetarëtnuk janë pjesë e këtij debati më.


Duhet të kishte më shumë debat se kush janë kandidaturat dhe çfarë programi kishin. Njerëzit këtë donin të dëgjonin, por më shumë kishte debate për politikë. Më vjen mirë që përfundoi e gjitha dhe sot jemi në një ditë qetë”, tha Klosi.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb