TIRANE

Gjatë fjalës së tij në samitin e investimeve në turizëm, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh se po investohet nga veriu në jug në fushën e turizmit.


Ministri tha se 10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri, ndërsa përmendi edhe ‘Prestige Resort’ si një nga kompanitë që ka investuar në turizëm dhe ofron shërbimin më të mirë. Sipas Klosit, sfida e sotme mbetet arritja e 10 milionë turistëve në një vit.


10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri. Prestige, Royal, Prince, janë dhjetëra kompani me qindra dhoma në bregdetin shqiptar që presin turitët në Shqipëri me shërbimin e tyre. 115 hotele kanë marrë leje në 6 mujorin e parë. Nuk jemi mbledhur sot këtu vetëm për ti thënë çdo sipërmarrësi vendas dhe ndërkombëtare se keni bërë investimin e duhur, por mbi  të gjitha jemi këtu për të marrë përgjegjësinë e këtij zhvillimi të vrullshëm.


Modeli pa model për të gëzuar fitimi të menjëhershëm është ezauruar dhe sfida jonë e sotme është 10 milionë turistë brenda një viti. Qeveria ka bërë ndërhyrje në sektorët jetikë. Sfida 10 milionë turistë jonë është puna. Sa do punojmë ne për të realizuar të 365 masat. Po investohet nga veri në jug për turizmin.  Shqipëria të bëhet destinacion europian turistik. Nuk duhet të lejojmë investime pa model. Sot propozojmë modelin e  qarte me 5 pika. Kemi përcaktuar 6 destinacione nga veriu në jug. Arsyet se pse turisti i huaj duhet të zgjedhë Shqipërinë dhe jo konkurrentët tanë. Sot kemi 92 pozicione të cilat kanë shpëtuar ende si prona shtet, por ato duhet të zhvillohen”- tha Klosi.

Sakaq, kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Enver Mehmeti ka folur për ndryshimet që ka pësuar turizmi në vendin tonë gjatë viteve.

Dua të ndaj para jush në emër të shoqatës së turizmit  statusin në turizëm. Në plot 28 vite kemi kaluar një tranzicion që jo pak e ka prekur turizmin duke u përpjekur duke bërë eksperimente për t’i gjetur një zgjidhje. Pretendojmë se kemi shansin e madh krahas gabimeve të bëra të ndajmë me miqtë e kësaj fushe një sfidë që kërkon përgjegjësi. Viti 2017-2018 ka qenë kryefjala e turizmit ku pushteti ka vendosur ta quajë prioritet.  Unë dua të ndaj me ju eksperiencat që pa humbur kohë, jemi aktorë të kësaj fushe kujtoj vitet 98-2000 kur më pyesnin nëse ka luftë në Shqipëri. Luftë asnjëherë nuk ka pasur, kemi pasur vetëm diell dhe kemi treguar të vërtetën e pabesueshme që Shqipëria nuk ka patur kurrë lufte.  Është Shqipëria e sigurt ishte pyetja e dytë. Unë i kam shpjeguar që vendi ynë është i sigurt. Asnjë nuk e merrte vesh në çfarë formë do lëvizte turizmi. Në vitin 2008-2013 u përballëm me kërkesat e aventuriereve që kërkonin risi të reja në turizëm. Atëherë Ballkani e pa që asnjë shtet nuk kishte të ardhme të ecte vetëm. Mbas vitit 2008 kemi një ndryshim radikal, Shqipëria hyri në harta. Tani në vitin 2018 jemi në një qasje ndryshe.

 Ndryshimi i madh i ndjesisë dhe kushdo në fushën e turizmit e ka njohur Shqipërinë dhe ka kërkuar të fusë në hartën e turizmit. Kushdo që ka qenë në Shqipëri ka gjetur më shumë sesa pritshmëria. Si është trendi në këto 10 vitet  e fundit? Prekja më e madhe që ka pasur në fushën e turizmit ka qenë ajo në fushën  e kulturës me të gjithë kanë pasur interesin ta kenë si destinacion kulture. Në këto 4 vitet e fundit ka pasur shumë ndryshime në bregdetin shqiptar. Shqipëria ka qenë më shumë nga Europa në krahasim në vendet e tjera, këtu kuptojmë ndryshimin që ka ndodhur”, u shpreh ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb