Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka debatuar sërish me ish-deputetin demokrat Edmond Spaho.
Klosi tha se PD zgjodhi të kapitullonte, ndërsa Spaho vlerësoi se ajo që ka kapitulluar është qeveria. Më tej, Klosi deklaroi se PS nuk e ka problemin me PD-në, por me njerëzit.
Klosi: Ne erdhëm në pushtet në vitin 2013 duke premtuar reformën në drejtësi. Ne e premtuam reformën në drejtësi. Ne erdhëm me këtë kauzë. Vullneti për reformën në drejtësi ka qenë i përbashkët, por ne ishim në pushtet. Ju më vjen keq por kapitulluat. Ju kapitulluat.
Spaho: Kapitullove ti dhe ju.
Klosi: Ne kemi ndërtuar sietemin e drejtë, për qytetarët.
Spaho: Ty qytetarët të kanë ikur jashët dhe ti thua e kemi ngritur në interes të qytetarëve. Kjo është propagandë.
Klosi: Ua kemi lënë një hap shtesë edhe për reformën zgjedhore. Ne nuk jemi alien, por njerëz. Hajde ulemi për sistemin kemi thënë.
Spaho: Ju doni pushtet absolut. Ty të kanë dalë në përgjime në Dibër. Dilte ai Keshi që nëse nuk jep votën, të bënte atë që e dëgjuam. Çfarë të dialogosh me ty. Ti nuk pranon plagët.
Klosi: Ne problemin e kemi me njerëzit, jo PD.
Spaho: Ne do vijmë në pushtet me vota, por kur të rregullohet situata.
(d.xh/Balkanweb)
