Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, takoi në Sarandë familjen e turistëve spanjollë, që një ditë më parë u bënë pjesë e një incidenti në jug të vendit. Turistët spanjollë vlerësuan vizitën e ministrit Klosi dhe ndërhyrjen e menjëhershme të policisë gjatë incidentit të një dite më parë.

Galdon u shpreh se një rast i vetëm nuk përfaqëson të gjithë vendin dhe se do të kthehen sërish në Shqipëri për ta njohur atë më mirë.

“Doja të thosha se ne jemi të gjithë mirë dhe familja është mirë. Pata nderin që autoritetet të interesohen maksimalisht për çfarë na ndodhi. Një person nuk përfaqëson vendin. Ju keni shumë gjëra për të qenë krenarë.

Këtë vit pasi kaluam në disa brigje, ne vendosëm të vinim në Shqipëri për t’ju njohur më mirë dhe patëm këtë eksperiencë që do kishim preferuar të mos e kishim, por ne jemi të lumtur që ndaluam dhe siç iu thashë dhe autoriteteve dhe ministrit ne do kthehemi së shpejti.

Ne kemi njohur njerëz të mirë këtu, mes tyre shoferi dhe djali i autobusit që rrezikuan jetën për ne. Ndaj dua t’ju them faleminderit, faleminderit qeverisë që u kujdes për ne, faleminderit vendit tuaj”, tha kryefamiljari Galdon.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehu indinjatën për incidentin duke e cilësuar atë një akt të dënueshëm.

“Autoritetet vepruan menjëherë dhe personi u arrestua”, tha ministri Klosi duke shtuar se në qoftë se duam të jemi një destinacion i vërtetë europian turistik, duhet t’u shërbejmë turistëve më së miri. Duke iu referuar gjendjes së turistëve, ministri Klosi tha se tashmë janë të gjithë të qetë.

“Po largohen nga Shqipëria me ndjesinë më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishme me pozitivitetin për t’u kthyer përsëri në vendin tonë”, tha ministri Klosi.

Ministri Klosi siguroi jo vetëm familjen Galdon, por të gjithë turistët e tjerë në Shqipëri se do të gjejnë një mikpritje fantastike, njerëz që u buzëqeshin dhe natyrisht kujtimet më të mira nga vendi ynë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fjala e ministrit Klosi
Jemi së bashku me kryetarin e Bashkisë së Sarandës për të takuar një familje të mrekullueshme, familjen Galdon, të cilëve u ndodhi një fatkeqësi por që ashtu sic e shpjegoi edhe vete zoti Galdon, autoritetet vepruan menjëherë dhe personi u arrestua dhe ne do t’i kërkojmë ndjesë nëpërmjet tyre të gjithë turistëve që janë kaq të shumtë në numër.

Ishte incidenti i parë që ndodhi por një incident që duhet të na bëjë të gjithëve të mendojmë se në qoftë se duam të jemi një destinacion i vërtetë europian turistik, duhet t’u shërbejmë turistëve më së miri. Jemi këtu për të shprehur të gjithë indinjatën tonë për aktin shumë të dënueshëm që ndodhi, por po ashtu për të siguruar jo vetëm familjen Galdon por të gjitha familjet e tjera në Shqipëri që do të gjejnë një mikpritje fantastike, do të gjejnë njerëz që u buzëqeshin, njerëz të cilët u ofrojnë atyre mikpritjen dhe natyrisht kujtimet më të mira nga vendi ynë.

Shpresojmë shumë që famlija të ketë rekuperuar cfarë ndodhi dje dhe sot ata të jenë mirë. Kanë kaluar një natë për t’u harruar, tashmë janë të gjithë të qetë dhe po largohen nga Shqipëria me ndjesinë më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishme me pozitivitetin për t’u kthyer prapë në vendin tonë. Edhe njëherë ndjesë në emër të qeverisë shqiptare dhe besoj që ngjarje të tilla megjithëse janë kaq të pakta të mos ndodhin në realitetin turistik shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb