Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me kërcënimet ndaj kreut të KQZ, Klement Zguri dhe studiuesit Aurel Plasari, si dhe sulmet ndaj analistit Fatos Lubonja dhe gazetarit Enver Doçi.

Berisha shkruan në “Facebook” se të gjitha këto sulme terroriste dhe kërcënime po bëhen nga mafia e narkoshtetit të Edi Ramës.

“E them kete se hakmarrja primitive e skizoidit ka kufinj vetem elektroshokun dhe kjo hakmarrje ka rene edhe mbi ta per faktin se Plasari, Lubonja dhe Zguri me shkrimet, prononcimet e tyre kane damkosur keq kreun e meduzes kurse Zguri damkosi farsen moniste antidemokratike antikushtetuese nga pozitat e kryetarit te KQZ. Ndersa gazetari Enver Doci u godit sepse po denonconte live aktet e dhunes shtazore te narkopolicve ndaj qytetarve”, shkruan ish-kryeministri.

Më tej, ish-kryeministri Berisha hedh dhe një akuzë të fortë ndaj ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi, duke thënë se kur drejtonte Shërbimin Inteligjent urdhëroi një person të hidhte bombë në apartamentin e tij.

Po rikujtoj ketu se nje person si keta perzgjodhi vite me pare krimineli dhe agjenti i sherbimeve armike Fatos Klosi per te hedhur bomben tek apartanenti im por qe i shpertheu ne dore dhe i mori jeten.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Te ndalim terrorin e fallangave te narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes!

Miq, ne nje harke kohor nje javor mafia e shtetit te droges ka sulmuar, goditur, kercenuar me jeten e femijeve personalitete te njohura te letrave, publicistikes, kundershtare te njohur te kreut te meduzes dhe regjimit te tij te kakistokracise, Aurel Plasari e Fatos Lubonja, zyrtare te larte Klement Zguri dhe gazetare ne detyre si Enver Doci.

Sulme te tilla terroriste te bazuara ne kodin e mafies jane tipike per diktaturat dhe policite e tyre sekrete, ne rastin e narkoshtetit keto sulme i ndermarrin fallanga e mafies te shtetit te droges.

Prapa ketyre sulmeve terroriste kercenim me jeten e femijeve i Akademikut Aurel Plasari dhe Kryetarit Klement Zguri, identike me ato qe Mili i Partise i beri rektorit Koni, te cilit i tha do te te marre peng djalin, goditjes me gur te madh te makines te Lubonjes, per ti thene se keshtu do te te thyejme edhe koken, goditja direkt nga narkobandite me uniforme e gazetarit ne detyre Enver Doci qendron kupola e mafies se narkoshtetit e Edvin Kristqa Mafise, Don Agaçios dhe Sugar Fuges.

E them kete se me gojen e shthurur dhe fjalorin koprolalik te urrejtjes ndaj kundershtareve, Edvin Kristaq Mafia nxit dhune dhe terror kudo kunder tyre.

E them kete se hakmarrja primitive e skizoidit ka kufinj vetem elektroshokun dhe kjo hakmarrje ka rene edhe mbi ta per faktin se Plasari, Lubonja dhe Zguri me shkrimet, prononcimet e tyre kane damkosur keq kreun e meduzes kurse Zguri damkosi farsen moniste antidemokratike antikushtetuese nga pozitat e kryetarit te KQZ.Ndersa gazetari Enver Doci u godit sepse po denonconte live aktet e dhunes shtazore te narkopolicve ndaj qytetarve.

Qendrimi zyrtar ndaj ketyre akteve dhune e terrori shteteror duke lare duart dhe paraqitur ato si veper e te smureve psiqik, fakton gjithashtu qarte perzgjedhjen e ketyre delinkuenteve nga kupola e mafies shteterore si dore e zeze e saj. Po rikujtoj ketu se nje person si keta perzgjodhi vite me pare krimineli dhe agjenti i sherbimeve armike Fatos Klosi per te hedhur bomben tek apartanenti im por qe i shpertheu ne dore dhe i mori jeten.

Miq, duke shprehur solidaritetin me te madh ndaj zotrinjve Plasari, Zguri, Lubonja, Doci dhe familjareve te tyre dhe denuar me ashpersine me te madhe keto akte dhune e terrori te skizoidit Edvin Kristaq Mafise dhe kupoles perreth tij, le te parlajmerojme ate dhe narkohorrat qe e rrethojne se do mbahen personalisht pergjegjes per çdo kercenim dhune e terror ndaj kundershtareve politik! Rama Ik! Fitore! sb

Berishaa
Berishaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb