TIRANE – Komisioni për çështjet ligjore “Administrata publike dhe të drejtat e njeriut” ka nisur sot mbledhjen ku do të diskutohet projektvendimi “për krijimin e nënkomisionin për përzgjedhjen e kandidatëve dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Klotidla Bushka, anëtare e këtij komisioni, që në nisje të fjalës së saj ka lexuar projektvendimin për nënkomisionin Ad-hoc.

Ndërkohë deputeti i opozitës, Eduard Halimi është shprehur se ka pasur spekulime ditët e fundit lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në procesin e ngritjes së institucioneve të reformës.

“Kjo tregon qëndrimin e palëkundur të opozitës për të marrë pjesë në procesin e reformës në drejtësi. Sikur PD mos te kishte marrë pjesë para dy vitesh në procesin e reformës ajo që ndodhi këtë dhjetor do kishte ndodhur dy vite më parë. Nuk ka asnjë nen që të përcaktojë zgjedhjen e kryeprokuorit të përkoshëm. Aleati më i mirë i opozitës është një drejtësi e pakapur. Kemi bërë të mundur që kryeministri mos të kapë drejtësinë. Keni ndryshuar rregulloren për të ndaluar drejtësinë të veprojë,” është shprehur Halimi.

Nga ana tjetër kryetari i komisionit Ulsi Manja është përgjigjur duke thënë se e mirëpresin bashkëpunimin e opozitës.

“Shpresoj t’i qëndroni deri në fund rolit tuaj. Ne e mirëpresim bashkëpunimin konstruktiv të opozitës. Të tjerat janë retorikë politike,” tha Manja.

Nasip Naço: Është shumë i rëndësishëm që Këshilli i Legjistlacionit të mblidhet për ndryshimet që do bëhen nga Gjykata Kushtetuese. Dua të lexoj para mediave këtë nen për të parë se kush dontë zbatoje reformën në drejtësi

Manja: Ta votojmë pa humbur kohë. Neni që sapo lexuat nuk ka lidhje me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Enkelejd Alibeaj: E mira do ishte që sot ketu të ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit. Ne do zgjedhim më pak se gjysmën e anëtarve të KLGj dhe KLP. Kryeministri ndryshe nga 18 dhjetori që tha të dialogojme, dje tha nuk kemi nevojë për opozitën. Jemi këtu edhe për të soditur me dhimbje atë që po u dhuroni shqiptarëve si drejtësi e re. Janë 30 kandidatura dhe asnjë nga kandidatët gjyqtarë e prokurorë nuk ka kaluar Vettingun. E dini ju se ka kandidate që kanë probleme me dekriminalizimin.  Nje nga kandidatet është përfaqesues politik është kryetar partie madje në një dege rajonale. Nje tjetër ka qene gjyqtar në gjyqe politike para viteve 90…qe te varnin per propagamde.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb