TIRANE

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i përgjigjet letrës së Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit në lidhje me kërkesën e tyre për nisjen e një hetimi disiplinor për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, për shkak se ishte informuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi, i cili figuronte si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në përgjigjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Klajdi Bodlli, KLP-ja sqaron se nuk ka tagrin ta hetojë Markun.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa opozita thotë se Arta Marku ka shkelur ligjin për mos verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidati Sheshi, KLP sqaron se nuk mund të nisë hetim ndaj saj, pasi një gjë e tillë i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në kushtet kur ky institucion nuk është krijuar, KLP thotë se duhet t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit.

Referuar nenit 149 pika C e Kushtetutës, është gjykata Kushtetuese institucioni që shkarkon kryeprokurorin, në rastet kur kryen shkelje të rënda profesionale ose etike, apo është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Opozita pretendon se kryeprokurorja e përkohshme ka abuzuar me detyrën. Megjithatë kërkesa e bërë nga dy subjektet politike për shkarkimin e Markut nuk mund të shqyrtohet, për shkak se gjykata Kushtetuese prej muajsh është jashtë funksioni.

Gjasat janë që derisa Kushtetuesja të nisë Kushtetuese të fillojë të funksionale, Shqipëria mund të ketë kryeprokurorin e ri me mandat kushtetues.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb