TIRANË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar prej kandidatëve për prokurorë të shprehin preferencat e tyre për vendet vakante në Prokuroritë e rretheve, të cilat për shkak të procesit të vettingut kanë pasur firon në kuadro të rinj.

Pas shqyrtimit të preferencave, KLP hodhi në votim preferencat e tyre, ndërsa me 11 vota pro vendosi të emërojë këto kandidatë në disa prokurori të vendit.

Prokurorët e rinj:

-Eliona Elezi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Krujë

-Erida Visoçi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Vlorë

-Mediana Meta, emërohet ne Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Kavajë

-Françesk Ganaj, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Lezhë

-Odeta Todorushi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Korçë

-Albjona Papajani, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Berat.

KLP ka ndjerë nevojën e adresimit të çështjes për caktimin e përkohshëm të prokurorëve për shkak të mungesës së rregullores për levizjet paralele dhe rregullores për ngritjen në detyrë të prokurorëve.  Gjithashtu mësohet se të dyja këto rregullore po punohen aktualisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në bashkëpunim të ngushtë me misionin ndërkombëtar EURALIUS.

Gjatë seancës plenare të KPK-së është diskutuar edhe    për prokurorët me caktim të përkohshëm me pozicion drejtues të cilët konkurrojnë për SPAK, konkretisht Donika Prela dhe Elizabeta Imeraj.

Për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme dhe për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda është propozuar që të mbeten në këtë gjendje të “status quo” deri në finalizimin e procesit të konkurrimit për SPAK, strukturë kjo që pritet të hetojnë korrupsionin në nivel të larta drejtuese, përfshirë edhe fushën politike.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: