TIRANË
Në seancën e sotme plenare Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar projekt-aktet për verifikim të pasurisë dhe figurës për 6 të diplomuarit te Shkollës se Magjistraturës në 2018 dhe emërimin e tyre si prokurorë dhe caktimin në pozicionin e prokurorëve në vendet vakante.
Konkretisht bëhet fjalë për këta prokurorë;Eliora Elezi, Erida Visoçi, Mediana Meta, Françesk Ganaj, Odeta Todorushi, Albjona Papajani.
KLP-ja nëpërmjet Komisionit e tij të Karrierës vendosi themelimin e një metode, e cila do të shoqëroje ketë proces në vite dhe që parashikon:vetting për kandidatët te cilët emërohen prokurorë për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem.
Këshilli i Lartë i Prokoririsë ka kërkuar informacion tek të gjithë institucionet ligjzbatuese për këta kandidatë para emërimit të tyre si prokurorë.