TIRANË
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot nga puna, duke marrë edhe vendimin e parë. Me 10 vota pro, KLP ka miratuar projekt-vendimin për miratimin e rishikimit të buxhetit afatmesëm 2020-2022 të KLP. Sipas vendimit të miratuar, në vitin 2020 për pagat e prokurorëve e stafit, shpenzimet operative dhe investime do të jenë në dispozicion 230 724 000 lekë. Ndërsa për vitet 2021, 2022 ky buxhet është parashikuar më i ulët.
Këshilli ka pasur në dispozicion relacionin dhe projekt-vendimin pёr miratimin e projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022 tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit dhe pasqyrat financiare shpjeguese.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se ky institucion ka përpara dy sfida kryesore, ngritjen e SPAK dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
“Do të vazhdojmë një proces transparent dhe efiçent për vlerësimin e magjistratëve me profil prokuror”, deklaroi ai.
(m.k/BalkanWeb)