Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot duke marrë disa vendime për krerët e prokurorive në rrethe, ndërsa ka miratuar edhe raporti n“Mbi veprimtarinë e Këshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhën dhjetor 2018-korrik 2019”.


Ndërkohë është shtyrë për mbledhjet e ardhshme miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr caktimin mbi bazё tё parimit tё rotacionit tё avokatit mbrojtёs nga lista e avokatёve qё ofrojnё shёrbimet e ndihmёs juridike dytёsore nё procesin penal”.


Relacioni i këtij projekt akti është vënë në dispozicion nga Ministria e Drejtësisë. Avokati mbrojtës është detyrim që buron nga ndryshimet e fundit në Kodit të Procedurës Penale, ne nenin 29 dhe 29 a. dhe miratimin ligjit 111/2017 “Për ndihmën juridike, të garantuar nga shteti”.


Anëtaret e Këshillit kërkojnë kohë të njihen me këtë projekt akt brenda grupeve të punës. Po kështu është shtyrë për mbledhjen e ardhshme projekt-akti “Për rregullat për garantimit e mbrojtjes së detyrueshme”.

Me shumicë votash është miratuar rregullorja “Pёr procedurën e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin, emërimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatёve pёr prokurorё, si dhe zhvillimin e karrierёs sё prokurorёve”.

Është miratuar me 10 vota pro projekt–vendimi për caktimin e përkohshëm të prokurorit Z.Edmond Karriqi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Miratohet me 10 vota pro projektvendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurorit Arben Dyla në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Po me 10 vota pro është miratuar projektvendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurores Vjoleta Shkurta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe projekt–vendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në pozicionin Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

KLP ka miratuar me 9 vota pro dhe 1 kundër (Kostaq Beluri) projekt-vendimet pёr ndërprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorёve tё caktuar nё Prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm:
Allajbeu, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkalles së Parë Durrës me urdhër nr 153 dt .30.05.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Tiranës.
Astrit Halili, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Krujë me urdhër nr.236 dt.02.11.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Shkodër.
Agim Dalipaj prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Lezhë me urdhër nr.31 dt.17.01.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Tropojës.
Agron Gjana prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.78 dt.02.03.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Durrësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb