Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me megaskandalin e zbuluar dje tek Onkologjiku.

Gazetarja Klodiana Lala tha se një raportim për një rast të ngjashëm, pra për mosdhënie të dozës së plotë të medikamentit, me justifikimin se një gjë e tillë do t’i merrte jetën, është raportuar në nëntor të 2023 në Ministrinë e Drejtësisë nga një grua. Më pas ka nisur hetimi.

Ndërkohë, sipas gazetares Lala, pavarësisht se mjekët e Onkologjikut akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, aty ka elementë të tentativës së vrasjes apo vrasjes.
Ajo u shpreh se të afërmit e personave që kanë humbur jetën nga kanceri dhe dyshojnë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se doza nuk u është dhënë e plotë akuza për vrasje apo tentativë vrasjeje.

Ngelet për t’u sqaruar se si ka mundësi që barna të çilat duhet të gjendeshin vetëm tek spitali Onkologjik gjendeshin në farmacitë aty pranë, apo fakti që asnjë masë nuk është marrë edhe KLSH në një raport të mëparshëm evidentoi hyrjen e mallrave kontrabandë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: