Gjatë seancës plenarë që po zhvillohet këtë të enjte në Parlament ka pasur edhe tensione mes deputetëve.

Deputetja e PD, Ina Zhupa e nisi fjalën e saj fillimisht me një replikë për Shalsin, I cili sipas saj ka merak për KLSH-në, sepse në kohën që ishte ministër e ka audituar.

Më tej Zhupa u shpreh se Kuvendi duhet të hapë dyert dhe të diskutojë për votën e diasporës, ka ardhur koha që të mos zvarritet më ky proces, tha ajo.

Ndërkohë që Zhupa, theksoi se KLSH ka një rekord raportimesh prej katër ditësh në komision, teksa institucionet e tjera kanë raportuar vetëm në një ditë tha ajo.

Ina Zhupa:

‘Kam 2 çështje, të dyja me KLSH

E para Shalsi e ka merak madje edhe personal KLSH-në, sepse e auditoi kur ishte ministër dhe kjo dihet tashmë është publike dhe e dyta,  KLSH ka mbajtur rekorde sepse ka raportuar 4 ditë ndërkohë institucionet e tjera vetëm në një ditë.

Nuk I mjaftoi komisioni ekonomisë, janë marrë në pyetje ata që kishin dijeni dhe madje edhe në SPAK janë po ata që kanë qenë të pyetur në komisione

KLSH pati një rekord raportimesh edhe në komisione dhe dua ta ritheksoj këtë.

Dua që kuvendi të jetë I hapur, të diskutohet edhe vota e diasporës dhe kërkesa që na është dërguar të miratohet dhe të njoftohet që të jenë nesër në seancë plenare”, tha Zhupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: