Transferimi i lojtarëve të shumtë kosovarë në Superligën Shqiptare siç duket ka shfaqur pakënaqësi tek njëri prej sportdashësve të futbollit në Kosovë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, shkruan se Superliga e Kosovës nuk ka vizion për të ardhmen dhe se transferimi i talenteve në kampionatin shqiptar nuk sjell përfitim për ta, pasi futbollistët nuk vlerësohen në Shqipëri.
Statusi

“Klubet e Kosovës pa vizion për të ardhmen e tyre. Rrisin futbollistë dhe harxhojnë shumë por nuk përfitojnë asgjë, as lojtari por as klubi duke u transferuar në klube të Shqipërisë kur ti teket ndonjë skuadre ta marr cilindo lojtar. Por kjo nuk do të ndodhë asnjëherë me Llapin, sepse po thehen parimet e futbollit Kosovar, edhe prap po i nënvlersojnë lojtaret tonë nga Kosova”.panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: