Në intervistën e tij të gjatë dhënë për gazetën Kölner Stadt-Anzeiger, Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen, foli edhe për të ardhmen e trajneri Xabi Alonso, duke qenë se ka zëra për lamtumirën e tij të mundshme.
“Ne e nisim nga supozimi se ai do të qëndrojë. Nuk ka shenja të tjera. Ne mbajmë një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të besueshme me të, përtej mënyrës se si shkojnë gjërat gjatë sezonit”- tha Carro.
Xabi Alonso është përfolur shumë këtë vit për t’u ulur në pankinën e klubeve si Bayern, apo Real Madrid. Gjithsesi, pavarësisht “tundimeve”, tekniku vendosi të qëndrojë.
(J.S/BalkanWeb)