Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni ka refuzuar të dalë në stërvitje me Granadan. Sipas asaj që bën të ditur Marca, Uzuni ka kërkuar rritje page, pasi pretendon të përfitojë më shumë te klubi spanjoll.

Në bazë të asaj që bëhet e ditur, në tavolinë për Uzunin ka një ofertë për t’i bashkuar FC Austrin, klub që luan në MLS. Propozimi i ekipit amerikan ka “joshur” 29-vjeçarin, që kërkon kështu një hap të ri në karrierën e tij.

Fran Eskriba, trajneri i Granadës, ka konfirmuar situatën e Uzunit, duke vendosur theksin te faktin se ai nuk preferon të stërvitet.

Myrto Uzuni në këtë sezon ka realizuar 14 gola, ndërsa ka dhuruar një asist në 18 ndeshje të La Liga 2. Në elitën spanjolle, në edicionin e kaluar, futbollisti realizoi jo pak por 11 gola, duke lënë mbrapa emra të rëndësishëm. Kujtojmë që Uzuni ka kontratë me Granadën deri në vitin 2026.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb