Klubi i Partizanit pak çaste më parë me anë të një postimi në faqen zyrtare ka reaguar lidhur me spekulimet e fundit për disa çështje që kanë të bëjnë me klubin e kuq.

Lajmet e publikuara në disa media lidhur me trajnerin e ri të klubit si dhe kontratat e reja të disa futbollistëve janë cilësuar nga klubi i kuq si dashakeqëse me qëllim për të prishur harmoninë.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të FK Partizanit

DEKLARATE PER SHTYP

Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara së fundmi në mediat sportive në lidhje me të ardhmen e lojtarëve tanë dhe trainerit të ekipit Klevis Dalipi, klubi nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp dëshiron të distancohet nga pavërtetësia e tyre duke specifikuar
se traineri Dalipi do të vazhdojë të jetë në drejtimin e skuadrës. Ai gëzon mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit, sikurse dhe lojtarët, kontratat e të cilëve janë vënë në diskutim në shkrimet në fjalë, janë tërësisht të përqendruar për të arritur objektivat e klubit dhe deri tani kanë shprehur dëshirën të vazhdojnë të përfaqësojnë ngjyrat e Partizanit. Për më tepër vendimin për trainerin drejtuesit e klubit e kanë konfirmuar në vazhdimësi dhe e ka rikonfirmuar pak ditë më parë edhe vetë Presidenti Demi, përgjatë një prononcimi dhënë për emisionin “Zona Gol”. Kreu i 15-të herë kampioneve të vendit i ka dhënë mbështje të plotë trainerit Dalipi, madje duke i konsideruar “barcaleta” dhe aspak të vërteta informacionet që mediat e shkruara servirin për opinionin sportiv. Insinuatat e pavërteta për probleme brenda klubit, si dhe aludimet për emra trainerësh , pikërisht në prag të ballafaqimeve të rëndësishme në këtë fazë kyçe të kampionatit, konsiderohen tendencioze me qëllim për të destabilizuar harmoninë në skuadër dhe punën e trainerit Dalipi. I tërheqim vëmëndje mediave të jenë më korrekte në informacionet që përcjellin dhe ju rikujtojmë se në çdo rast mund të kontaktojnë me zyrën për shtyp të klubit e cila mbetet gjithmonë në shërbim të tyre.

partizani

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: