Pas dëmtimit të Bukayo Saka dhe vështirësive që po has Gabriel Martinelli, Arsenali në këtë afat kalimtar do të përpiqet të vendosë në dispozicion të Mikel Artetës një anësor, në mënyrë që të qëndrojë në garë me  Liverpool për luftën për titull në Premier League.

Në këtë drejtim, ditët e fundit si objektiva të mundshëm për londinezët janë shfaqur lojtarë si Kang-in Lee i PSG-së dhe Dani Olmo.

Por, jo vetëm kaq. Sot, talkSPORT raporton për interesin e fortë të Arsenalit për Nico Williams, 22-vjeçarin anësor të Athletic Bilbao. Operacioni është i vështirë, duke patur parasysh se klauzola e lirimit prej 60 milionë eurosh në fakt, do të shfrytëzonte të gjithë buxhetin që ka Arsenali në dispozicion për këtë merkato.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb