Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, duket se do të jetë i sakrifikuari nga radhët e CSM Iasi në Rumani. Për shkak të problemeve financiare, Qaka mund të shitet, dhe interes ka shfaqur Steaua e Bukureshtit.

Por, nga ana tjetër, drejtuesit kanë pranuar se në radhët e tyre ka ardhur edhe një ofertë nga Gimnastik, klub i Segunda Division në Spanjë. Për Qakën, flitet se janë ofruar 500.000 euro.

Siç raportojnë mediat rumune, është pikërisht Panuçi, trajneri i Shqipërisë, që e ka këshilluar që të qëndrojë deri në fund të sezonit tek CSM Iasi, dhe më pas të zgjedhë Spanjën si destinacionin e ardhshëm.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/klubi-spanjoll-ofron-500-mije-euro-per-kamer-qaken-panuci-e-keshillon/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb