TIRANE- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi dje se për koalicionin mes PS e LSI ka kohë deri në mesin e muajit prill.

I pyetur nga gazetarët, ministri tha: “Koalicioni PS-LSI funksionon në bazën e një pakti qeverisës, që është rezultat i marrëveshjes së 1 prillit dhe LSI ka dëshmuar se i përmbahet këtij koalicioni. Ju jeni të interesuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne kemi kohë për arsye se regjistrimi i koalicioneve do të bëhet në mes të prillit.

Në këtë periudhë dy partitë do bëjnë bilancin e qeverisjes dhe do të hartojnë kriteret mbi bazën e të cilave do të ecin në të ardhmen. Unë shoh që bashkëpunimi deri tani ka qenë konstruktiv. Natyrisht ka pasur luhatjet e tij, pasi përqasjet tona për disa probleme kanë qenë të ndryshme, sepse ne disa çështje i kemi të një rëndësie të veçantë, sidomos sa i përket bujqësisë”, tha Panariti.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: