ATHINE- Partia Demokratike e Greqisë ka kundërshtuar koalicionin mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë së Shpëtim Idrizit, PDIU.

Në një reagim të saj thuhet se ky afrim nuk i shërben marrëdhënieve mes të dyja vendeve, veprim të cilin, e cilëson si jo të mirë.

Ndër të tjera, ajo shprehet se një lëvizje e tillë helmon marrëdhëniet me Greqinë dhe Evropën.  Sipas saj, aktorët e këtij koalicioni duhet të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë, që dalin nga një bashkëpunim i tillë.

“Koalicioni mes PDIU  dhe PD përbën një zhvillim jo të mirë. Kjo helmon marrëdhëniet me Greqinë dhe Europën. Mesazhi ynë i qartë: Nuk ekziston çështja çame”, thuhet mes tjerrsha në reagimin e saj.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, të dy partitë politike ranë dakord për të vijuar bashkëpunim në frontin opozitar kundër qeverisë Rama.Sipas tyre, në zgjedhjet vendore të vitit 2019,  PD dhe PDIU do të garojnë së bashku në koalicion.

Partia Demokratike greke ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e prerë, ku siç shprehet, çështja “Çame” nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb