TIRANË

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka folur për mediat fill pas nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e koalicionit opozitar.

Ai tha se ky është hapi i parë dhe i pandalshëm i opozitës, i cili do të synojnë arritjen e thelbit të demokracisë ku qytetarët të zgjedhin lirshëm përmes votës së lirë.

Gjithashtu ai theksoi se sa më shumë Edi Rama të qëndrojë në pushtet, aq më shumë do të shtohen kostot për familjet e të gjithë shqiptarëve.

“Dëshirojmë të theksojmë se: Zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë tani në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë, të cilat shkojnë përtej objektivave partiake dhe prekin thelbin e arritjes së demokracisë  funksionale dhe të së drejtës. Në këto momente, kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar, kemi mbështetjen tonë masive tek qytetarët. Është momenti që t’i drejtohemi ndërgjegjes popullore. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër pëe familjet tona. Qytetarët reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne. Zgjedhjet pa qytetarët nuk kanë kuptim.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb