Monika Kryemadhi, e zgjedhur zëvendëskryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim rrëfen se ka qenë skeptike sa i përket marrëveshjes së firmosur mes Edi Ramës dhe Ilir Metës që i vuri ata në bashkëqeverisje për këtë mandat.
E ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, zonja Kryemadhi thotë se ka pasur dyshime nëse kryeministri Edi Rama do t’i qëndrojë marrëveshjes, pasi për Ilir Metën, ishte e bindur në karakterin e tij besnik.
“Nuk kam qenë dakord fillimisht për koalicionin me Ramën, kam qenë skpetike. Sepse kam menduar që gjithmonë Rama nuk do t’i qëndronte shumë besnik atij në marrëveshje, duke njohur karakterin e Ilirit dhe tipin e tij e kam menduar gjithmonë që ai i qëndron marrëveshjeve, dhe kjo është një nga vetitë më të mira që ai ka. Dhe gjithmonë kam qenë skeptike për sa i përket qëndrimeve të Ramës. Por sigurisht ajo ka qenë zgjedhje e Ilir Metës dhe unë nuk mund të ndërhyja. Dhe ishte dhe një vendim i kryesisë”, – u shpreh Monika Kryemadhi.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: