SHKUP-Zëdhënësja e Komisionit Evropiana, Maja Kocijanciç ka mohuar se ju është dërguar letër liderëve politik në Maqedoni.
Kocijanciç këto mohime i bëri për DW ku ajo deklaroi se BE-ja gjithë përgjegjësinë ua le liderëve politik në Maqedoni dhe për çfarëdo ndryshimi ata janë përgjegjës.
Ditë më parë nga disa media në vend u bë e ditur jozyrtarisht se Komisioneri Johanes Hahn, ju ka dërguar një letër liderëve të partive politike në Maqedoni, ku ju ka kërkuar që të kthehen sa më parë në tavolinën e bisedimeve.
(ed.me/BalkanWeb)