Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se në spitalin Universitar të Traumës është diagnostikuar dhe trajtuar kanceri i kokës së pankreasit me procedurën Whipple.

Ministrja shkroi se diagnostikimi dhe ndërhyrja kirurgjikale është kryer në kohë dhe me standardet më të larta.

“Stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar; infrastrukturë e avancuar dhe e mirëorganizuar; teknologji e fundit për diagnostikim dhe imazheri. Mirënjohje stafit mjekësor që realizoi këtë ndërhyrje të suksesshme: kirurgët: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ardian Kurti. Reanimatori: Dr. Dritan Muzhadhe Infermierët: Anxhela Lamce, Arta Prendi, Mirela Heti, Flutura Balla”, u shpreh ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb