Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me homologun e saj italian, Orazio Schillaci.
Koçiu tha se me Italinë do të bashlkëpunohet në fushën e shëndëtësisë, duke shtuar se vendi fqinj ka ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e sistemit të saj shëndetësor.
“Kënaqësi takimi me Ministrin e Shëndetësisë të Italisë, z. Orazio Schillaci, me të cilin konfirmuam angazhimin për të intensifikuar dhe rritur bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë 🇦🇱🤝🇮🇹
Në fokus të diskutimeve tona ishin politikat dhe menaxhimi i shëndetit publik, mbulimi shëndetësor universal dhe menaxhimi i strukturave spitalore 🏥
Mirënjohës Italisë për mbështetjen e pakursyer dhe kontributin në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian”, shkruan Koçiu.
(balkanweb)