TIRANE – Historiani dhe lideri i listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj është ndaluar në aeroportin e Athinës, ku i është komunikuar se ishte shpallur person non grata në shtetin fqinj.
Zoti Danaj rrëfen se se si arriti të kalonte kufirin.

“Sa zbrita në aeroportin e Athinës në kontrollin e pasaportave nuk ma dhanë vulën. Pasi më bënë një pyetje kush isha, më thanë të dal nga radha. Gruaja ime ndërkaq kishte kaluar kontrollin. Më çuan në një zyrë ku ishte një nënkolonel simpatik. Pasi e pa pasaportën ju tha atyre të kufirit që më sillni kopjen e printuar. Pastaj me pyeti dashamirësisht qëllimin e vizitës dhe më tha jeni non grata zoti Danaj. Pastaj kur erdhi kopja e printuar me emrin tim, ai u nxeh dhe e grisi në sy të vartësve të tij. Dhe mua më lanë të kaloja. Deri para dy orësh isha nongrata. Tani nuk jam më.”- deklaroi Koço Danaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: