Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka shprehur edhe një herë mospëlqimin e tij për përjashtimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS.

I ftuar në emisionin “Të Pa-Ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, Kokëdhima tha se të nxirrje një deputet nga grupi parlamentar nuk përbënte sens.

Megjithatë ish-deputeti tha se edhe pse Doshi nuk është më deputet i PS në dukje, ai vazhdon të jetë në prapaskenë në prapaskenë.

“E kam deklaruar që nuk duhet ta përjashtonim Tom Doshin nga grupi parlamentar, sepse Doshi ishte dhe është deputeti i PS. Nuk është më në dukje, por është në prapaskenë. Është dhe ishte deputet i PS dhe nuk bën sens që të përjashtojmë një deputet nga grupi parlamentar. Kur ka probleme një deputet të përgjigjet para ligjit.  Zgjedhjen e deputetëve duhet ta bëjë populli. S’e bëj për Doshin se e kam mik, por do e bëja për çdo deputet këtë mbrojtje” tha Kokëdhima.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb