Tre shqiptarë dhe disa italianë kanë rënë në prangat e policisë italiane pas hetimit të koduar “Broken” që ka zgjatur për një periudhë më shumë se 1-vjeçare për trafik droge në qytetin e Parmas. Tre shqiptarët  e arrestuar janë Sebastiano Shima, Ylli Tollja dhe Ilir Halluli.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 5 kg heroinë, 4 kg hashash dhe 50 gram kokainë. Kapo i bandës ku merrnin pjesë dhe shqiptarë ishte një 49 vjeçar siçilian, i njohur nga policia. Pavarësisht se ishte nën masën e arrestit shtëpiak, ai kryente transaksionet e drogës.
Pjesëtarët e bandës përdornin shprehje të koduara me njëri-tjetrin si për shembull: “Maria është në shtëpi? Doni të pini dy gota kafe? A mund të shkoj të marrë një birrë?”, të cilat u zbuluan nga policia.

Në emër të sicilianit Sebastiano Di Natale, që qëndronte në krye të grupit,ishin të dokumentuara mbi 300 shitje dozash lëndë narkotike ishte dënuar edhe më herët për trafik droge. Heroina dhe kokaina, sipas “La Republica”, drejtohej nga shqiptarët që banonin në Emilia.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: