Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar sot pas një shkrimi të publikuar t në gazetën zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike, ku thuhej se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 1 miliard lekë për zyrën e ministres dhe tualetin, ndërsa për operacionet kundër zjarrit është vënë në dispozicion një shumë katër herë më e vogël.


RD


Kodheli e quan ‘fundkazani’ RD-në dhe shpreh keqardhje për këtë ‘banalitet’. Por ajo i këshillon faqosësit e gazetës të mos ngatërrojnë zjarret e vapës me të Gërdecit se mund të digjen dhe vetë.


“Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht. Vërej me keqardhje që ditët e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda.
Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë. Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë.
Një këshillë faqosësve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë!”, shkruan Kodheli.

Kodheli fb

(m.k/BalkanWeb)