Ish Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sot në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ka qënë në dijeni në fund të vitit 2013, për një avion sportiv i cili mund të trafikonte drogë.

“Ishte momenti që unë sapo kisha ardhur në zyrë, dhe mora informacion nga fundi i vitit 2012 dhe fillimi i vitit 2013 për lëvizjen e një avioni sportiv, që dyshohej për trafik droge. Këtë informacion ne ja çuam Shërbimit Informativ, i cili na kthehu të njëjtën gjë ne i çuam.”– u shpreh Kodheli.

Ish Ministrja e Mbrojtjes, shkon edhe më tej, duke thënë se këto dyshime për trafik droge, çuan në mbylljen e pistës së Gjadrit.

“Bazuar në këto dyshime në pamundësi për të ruajtur pistën e Gjadrit, të cilën e kam gjetur që ruhej vetëm me një ushtar me dylbi, kam menduar që është në të mirën publike të bllokohen e gjithë pista përderisa nuk shfrytëzohej, për të mos lejuar aktivitet të dyshimtë.” – shtoi më tej ish Ministrja.

Por me këtë deklaratë, Kodheli fundosi dhe nxorri bllof kryeministrin Edi Rama, i cili përgjatë viteve 2014-2015 e quante imagjinatë të shfrenuar, idenë se në Shqipëri të ulen avionë me trafik droge.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: