Ish-ministrja e Mbrojtjes, aktualisht deputete e PS, Mimi Kodheli, iu ka bërë thirrje të gjitha palëve politike të punojnë së bashku dhe pa shkopinj nën rrota për t’i dhënë një shans shpresës evropiane të shqiptarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet projektrezoluta për mbështetjen e fillimit të bisedimeve me BE, deputetja deklaroi se duhet bashkëpunim mes palëve, në mënyrë që Shqipëria të marrë “PO” nga Komisioni Evropian për integrimin.

“Kuvendi i ka të gjitha mekanizmat për zbatimin e kushteve të vendosura për çeljen e negociatave. Le t’i japim një shans shpresës sonë europiane duke punuar bashkë dhe pa shkopinj nën rrota. Duhet bashkëpunim që Shqipëria të marrë “PO” për çeljen e negociatave sepse shqiptarët e meritojnë”, tha Kodheli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb