TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla listoi nga foltorja e parlamentit aryset pse sipas tij janë të rëndësishme, ndryshimet që pritet të miratohen sot në seancë plenare.

“Do ti përmbledh në shtatë blloqe kryesore. Së pari kemi të bëjmë  me ndryshimet në Kodin Penal për nevojën e mbrojtjes së autorit, që vjen si pasojë e debatit të gjerë publik kundër kopjimeve apo përdorimit të veprave që i bëjnë të tjerë e benfite ua marrin të tjerë.

Së dyti,  ashpërsimi i dënimeve që lidhen me lojërat e fatit. Ky vend ka bërë një nga gjërat më të mira këto 28 vite atë të bllokimi të lojërave të fatit, të cilat ishin bërë një mallkim për çdo lagje. E treta, amendamentet e kuadrit ekzistues të Kodit Penal në lidhje me qetësinë publike, janë pasojë e kërkesave në rritje të qytetarëve që subjektet tregtare nuk respektojnë kërkesat e legjislacionit për zhurma pa fund dhe ne kërkojmë ashpërsimin e dënimeve.

Së katërti, propozojmë edhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor, në rastet kur këto pasoja nuk vijnë si pasojë e neglizhencës, kur një mjek infermier neglizhon se është një vepër e rënd. Së pesti, propozojmë  ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve, armëve shpërthyese. Së gjashti ashpërsimi i Kodit Penal për mbrojtjen e mjedisit, pasi deri më tani mjedisi nuk mbrohet me ligj. Dhe e fundit, sot adresohen disa ndryshime që lidhen me sigurinë ushqimore”.” -u shpreh Balla.

“Sot po e bëjmë Lulzim për të garantuar që djali im e vajza jote të jenë më të sigurtë në atë cfarë blejnë. Në shoqëri demokratike dhuna nuk tolerohet, dhe ky duhet të jetë qëndrim i palëkundur i këtij parlamenti. Përballë protestave të dhunshme që u regjistruan nga 16 shkurti dhe ne i kemi bërë të qartë që opozita ka të drejtë të protestojë, por me ndryshimet në kod, sa herë të vandalizohen institucionet, të shkatërrohet prona private, ka patur e do ketë pasojë individuale ligjore me gjithë dhunuesit.” –u shpreh Balla, ndërsa shprehu bindjen e tij se presidenti i republikës, të cilën edhe një herë e quajti bashkëkryetar të opozitës në presidencë, do e kthejë për rishqyrtim në Kuvend.

“Nuk kam dyshim se Meta do na i kthejë për t’i votuar edhe një herë në shtator, si një prej bashkëkryetarëve të opozitës në Presidence, kur ktheu edhe ligjin që kujdeset për cdo lloj halli të shqiptarëve jashtë vendit, nuk kam asnjë dyshim se Ilir Meta nuk ka më vesh e sy se cfarë duan shqiptarët, ka vetëm sy e vesh për hallet e Lulit e Monikës.

Ilir Meta edhe po i kthen këto ndryshime, aq na bën, se me të nisur shtatori këtu do jemi do e votojmë. Aq më të rënda do jenë këto masa ndaj dhunës ndaj cdo mjeku e polici. Dënon nga gjoba deri 3 vjet burgim goditjen për shkak të dëtyres. Kemi parë plot halabakë që dikur kanë mbajtur edhe mandat që i ngërdhesheshin me pa të drejtë policit në detyrë. “ u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb