TIRANE

16 shkurti për Dashamir Shehin do të jetë data e rëndësishme për opozitën e cila do t’i japë fund jetëgjatësisë së kësaj qeverie. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” Shehi tha se Rama po sulmohet sot jo vetëm nga opozita por edhe nga ndërkombëtarët. Kreu i LZHK-së theksoi gjithashtu se nga 16 shkurti do të varet edhe fati i zgjedhjeve.

“Ne duam zgjedhje të lira pas shumë vitesh. Të bëhen në një klimë të re. Ka nevojë për qeveri tranzitore, nga të gjithë partitë që të ketë fuqi të mjaftueshme. Që banditët të mos fusin duart në zgjedhje. Zgjedhjet e lira, janë e vetmja mënyrë në demokraci për t’i shërbyer pushtetit. Do ngulmojmë me forcë që të largohet kryeministri”- tha ai.

Si aleat i kryedemokratit Basha, Dashamir Shehi komentoi edhe diskutimet për Kodin e Ri zgjedhor, për të cilin tha se pret ndryshim, pasi ka marrë premtimin nga kreu i PD-së.

“E kemi takuar z.Basha disa herë për këtë punë, është një nga temat kryesore. Kemi marrë premtimin që Kodi do të ndryshojë. Ka shumë rëndësi sistemi i ri që do të prodhojë një marrëveshje politike, formula mund të gjendet gjithmonë politik”- tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb