NGA ELDA MENGA* TIRANË- Mazhoranca depoziton në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nisma është ndërmarrë nga një grup deputetësh të shumicës, ku dhe LSI-ja ka hedhur firmën e saj përmes kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.
Nga ana e PS-së, nismëtar janë Blendi Klosi, Ulsi Manja dhe Vexhi Muçmata. Katër muaj nga zgjedhjet lokale shumica parashikon të bëjë përshtatjen me ndarjen e re territoriale. Në ndryshimet, që janë teknike parashikohet heqja e termit Komunë apo njësi Bashkiake, të cilat nuk ekzistojnë më. Ndërkohë, është e parashikuar që për këto zgjedhje të ngrihen 90 Zona të Administrimit Zgjedhor (ZAZ).
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u diskutuan dhe në konferencën e kryetarëve, ku demokratët ishin kundër pasi ndryshimet ishin bërë pa dijeninë e tyre.
Neës24 ka mësuar se mazhoranca i ka dhënë garanci politike opozitës duke theksuar se ndryshimet ne Kod nuk do i kalojnë seancës plenare për votim pa pëlqimin e saj, duke ruajtur në këtë mënyrë marrëveshjen politike të 2002, Nano-Berisha.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb