Ronald Koeman ka thënë se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk më shumë se Lionel Messin të fitojë ‘Topin e Artë’. Van Dijk ishte një nga protagonistët kryesorë të Liverpoolit në fitimin e Ligës së Kampionëve në finalen e Madridit ndaj Tottenhamit.

Kështu, Koeman beson se ish-lojtari i Celticut dhe Southampton duhet të vlerësohet për atë që dha për Liverpoolin këtë vit.

“Ky trofe zakonisht u jepet lojtarëve që bëjnë ose krijojnë gola vendimtare, por nëse ndonjëherë duhet t’i jepet mbrojtësve, ajo kohë është tani. Sipas mendimit tim Messi është lojtari më i mirë, por unë gjithashtu mendoj që ju duhet të fitoni trofe me ekipin tuaj për të qenë konkurrent”, përfundoi holandezi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb