Nga: ZONJA KATERINA

Për mishin:
2 kg mish derri
1 lgj koncentrat perimesh
Vaj ulliri
Hudhër pluhur
Piper i zi, piper i kuq
Kripë, rigon, rozmarinë

Për patatet:
1 kg patate
2 kokë hudhër
1 gotë lëng perimesh
Lëngu i 1 limoni
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Rigon, rozmarinë

Vendosim një letër alumini në tavolinën e pulës. Mbi letrën e aluminit vendosim një letër kalk guzhine dhe mbi të vendosim kofshën e derrit të cilën e kemi lyer mirë me vaj ulliri. E spërkasim me hudhër pluhur, kripë, piper të zi, piper speci të kuq, rigon dhe degë rozmarine. E mbështjellim dhe e vendosim në një tavë ku shtojmë dhe 1 gotë ujë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 2 orë e 30 minuta. Në një tavë të thellë mundësisht me kapak vendosim patatet e prera sipas dëshirës, hudhrat ashtu siç janë të pa prera, erëzat dhe vajin e ullirit. Në fund shtojmë një gotë lëng perimesh, i përziejmë, i mbulojmë me kapak dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 1 orë.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb