Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Nën tingujt e këngës “Get Ready”, Rama shkruan: MIRËMËNGJES dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë sot.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Luksemburg u hap grupkapitulli i radhës, ‘Tregu i Brendshëm”, ndërsa Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët ku i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Rama. U shpreh se synimi është që brenda 2025 të hapen të gjithë grupkapitujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb