TIRANE-Gazeta “Koha Jonë” shkruan sot, se Prokuroria po bën gati dosjen e arrestimit të një ministri.
Sipas kësaj gazete, arrestimi do të ndodhë gjatë ditëve të europianit.

“Prokuroria e Përgjithshme është në sulm kundër korrupsionit dhe shperdorimit të detyrës. Ka në dorë dy dosje “bombë”, të cilat do ta bëjnë “Euro 2016” edhe me të kendshëm , shprehet një burim i besuar në Prokurori. Mësohet se janë në prag arrestimi një ose dy ministra të Qeverisë Rama dhe një ish-ministër i kohës së Berishës. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka dhënë urdhër të prerë që asnjë tërheqje apo lëshim ndaj fenomenit të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, kushdoqoftë. Edhe Kryeministër! Një mori prokurorësh kanë punuar ditë-natë për dokumentimin e shpërdorimit të detyrës për një ministër të qeverisë Rama. Ndërsa për ministrin tjetër të kabinetit dosja tashmë ka marrë formë zyrtare e ku pritet që Kryeprokurori i Republikës të firmos.

Ka patur tensione të mëdha këto ditë mes politikës dhe prokurorisë. Burimi nga organi i akuzës tha si me humor se “tani nuk dalin nga asnjë rrjet, pasi e kemi me fije platini “rrjetën e peshkut” dhe janë brenda duke bërë qarkun, po në rrjet”.

Cili ministër arrestohet gjatë “Euro 2016”? Emri është në tavolinën e kryeprokurorit të Republikës. Pas kësaj qeveria mund të marrë goditje të fortë, bile dhe mund të dorëhiqet shprehet një burim nga Prokuroria, i cili thotë se rrjeta ka shkuar deri në zyrat e Kryeministrisë.

Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe duket se prokuroria për herë të parë po bën atë që nuk kanë guxuar ta bëjnë në 25 vite të gjithë prokurorët sëbashku”, shkruan ‘Koha Jone’.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: