TIRANË

Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë të avancuar në vend pas konstituimit të  Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zgjedhja e anëtarëve dhe drejtuesve të këtyre organeve i ka hapur rrugë krijimit të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo siç njihet ndryshe si SPAK, i cili ka për detyrë hetimin e korruspionit në nivele të larta drejtuese, përfshirë edhe në fushën e politikës.

Për këtë,  përfaqësuesit e Bashkimi Europian në Shqipëri  kanë ftuar të gjithë prokurorët që të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK dhe  afati i fundit është përcaktuar data 7 shkurt 2019.

Sipas tyre, tani është shansi që prokurorët shqiptarë të japin kontributin e duhur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

42c6d2c7 Daa6 4995 B0ae F3c48fcc9c8d (1)
42c6d2c7 Daa6 4995 B0ae F3c48fcc9c8d (1)

“Prokurorët shqiptarë kanë shansin për të dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke aplikuar për t’u bërë anëtarë të SPAK-ut (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ne inkurajojmë prokurorët kompetentë dhe të përkushtuar të aplikojnë para datës 7 shkurt 2019”, thuhet në mesazhin e BE-së.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb