TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një përshkallëzim të ri në luftën kundër korrupsionit. Ai madje ka edhe një nxitje për studentët. Shefi i maxhorancës shkruan në “Twitter” se po punohet për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan Rama.

Rama Tw
Rama Tw

Kreu i qeverisë e ka shpërndarë mesazhin e tij edhe në “Facebook”, duke kërkuar opinionin e qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb